Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Kosnett përgëzon institucionet kosovare për luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett, ka përgëzuar institucionet e Kosovës në punën e tyre kundër trafikimit me qenie njerëzore këtë vit.

Kosnett ka përmendur progresin në fushën legjislative duke thënë që kjo ndikon në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Kosova duhet të jetë krenar për progresin e rëndësishëm që bëri për të luftuar trafikimin me qenie njerëzore këtë vit. Një kod penal i rishikuar, udhëzime të reja dënimi dhe përgjigje të forta nga policia bëjnë që edhe qytetarët më të prekshëm të Kosovës të jenë më të sigurt”, ka shkruar Kosnett në Twitter.