Foto: PhilipKosnett/Twitter. 28/07/19

Kosnett magjepset me bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka promovuar disa nga bukuritë natyrore të Kosovës.

Kosnett përmes një postimi në Twitter ka treguar se së bashku me ekipin e Ambasadës janë duke eksploruar Kosovën.

Ai ka treguar se kanë bërë një udhëtim në Liqenat dhe në Grykën e Rugovës në Pejë.

“Ekipi i Ambasadës është duke eksploruar Kosovën. Shikoni këto fotografi nga një udhëtim i kohëve të fundit në Leqinat, mbi Grykën e Rugovës, një vend i mrekullueshëm për ecje! #Peja #BeautifulKosovo”, ka shkruar Kosnett.