Philip Kosnett duke u larguar nga akimi me kreret e shtetit te Kosoves- 31.01.2019...
Kosnett largohet nga takimi me krerët e shtetit
Tre krerët institucional, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli mëngjesin e sotëm kanë hyrë në takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.
Në takim po marrin pjesë edhe dy partnerët e tjerë të koalicionit, i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, si dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj. Ky takim vjen pas takimit të djeshëm ndërmjet koalicionit qeveritar, pas së cilit qeveria përmes një kumtese ka pohuar se koalicioni është stabil dhe funksional, pavarësisht deklaratave kundërthënese të partnerëve lidhur me taksën 100% ndaj Serbisë.
Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës dërguar dje thuhet se gjatë takimit të liderëve është folur për taksën, por nuk është treguar se çfarë është diskutar konkretisht.