Philip S. Kosnett - Ambasadori i SHBA-se ne Kosove

Kosnett: Është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën në tryezën e negociatave

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, sot ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e tyre në tryezën e bisedimeve.

Ai një postim në “Twitter” e ka nisur me paqen e natyrës dhe e ka përfunduar me një mundësi për Kosovën dhe Serbinë.

“Eksplorimi i hapësirës është një arritje e madhe dhe e papërfunduar. Kështu po ndërtojmë një të ardhme paqësore edhe në Tokë. Është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e tyre në tryezën e negociatave”, ka shkruar ambasadori Kosnett.

Dialogu Kosovë-Serbi është pezulluar nga ana e Serbisë për shkak të taksës 100% të vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Këto deklarata ambasadori amerikan Kosnett i bëri një ditë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit pas ftesë që ka marrë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.