KOSID mban tryezën 'Përfshirja e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm brenda komuniteteve'
Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), mban diskutimin publik me temën “Përfshirja e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm brenda komuniteteve në Kosovë,” në Sallën e Kuvendit Komunal, Komuna e Graçanicës.
Duke i konsideruar zhvillimet në sektorin e mjedisit, energjisë dhe ekonomisë si sektorët më thelbësorë në politikat publike dhe duke e parë efektin e drejtëpërdrejtë në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të vendit dhe buxhetin e Kosovës, vleresojmë se përfshirja në diskursin publik të kësaj teme mbetet e rëndësisë së veçantë.
Takimi ka për qëllim ofrimin e mundësive për shkëmbim të ideve dhe ekspertizave në fushat e lartëpërmendura, duke shqyrtuar dhe rritur ndërgjegjësimin mbi to. Ekonsiderojmë se takimi do të jetë mundësi e mirë për qytetarët e komunës së Graçanicës për të kuptuar situatën aktuale të këtyre sektorëve në nivel lokal dhe qëndror.
Debati është në vazhdën e takimeve që KOSID po organizon në disa nga Komunat e Kosovës për të bashkëbiseduar me qytetarë, ekspertë, asamblistë në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm në vend.