Rinora Gojani, KOSID

KOSID: Dikush duhet të marrë përgjegjësi për skandalin e ZRRE-së

Rinora Gojani nga Balkan Green Foundation/KOSID në emisionin Drejtësia në Kosovë ka folur për skandalin e fshirjes së emrave të dy kandidatëve për kryesues të bordit të ZRRE-së.

Ajo thotë se për këtë çështje dikush duhet të hetohet dhe të marrë përgjegjësi.

“Ne si hulumtues e kemi shumë problem që pa ndonjë shpjegim, vendimi i shtypur është ndryshe e vendimi i marrë në mbledhje është ndryshe, është një problematikë shumë e madhe dhe për këtë dikush duhet të marrë përgjegjësi”, tha Gojani.

Sipas saj, bordi i ZRRE-së, asnjëherë deri më tani s’ka qenë më i politizuar.

Gojani në mes tjerash thotë se ky bord ka shumë kompetenca dhe vendos për shumë çështje në vendin tonë, andaj duhet bërë kujdes që në këto pozita të zgjidhen persona kredibil e të pavarur.

“Është shumë e rëndësishme që këta persona të jenë krebil e të pavarur si dhe kjo agjenci të jetë e pavarur, sepse përveç që i caktojnë tarifat e energjisë, ky bord i jep edhe licencat për kompanitë që investojnë në prodhimin e energjisë elektrike dhe ajo që ua miraton të hyrat maksimale, kompanisë që tashmë është e privatizuar, KEDS”, tha në mes tjerash Gojani.

Për pozitën e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, ishin miratuar 4 emra: Petrit Pepaj, Bekim Jakupi, Përparim Kabashi dhe Fadil Ismajli. Dy të fundit ishin hequr në mënyrë të dyshimtë nga lista, ani pse ishin votuar në mbledhjen e Qeverisë.

Hulumtimin e plotë të ‘Drejtësia në Kosovë’ për këtë rast mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: