The American, Singapore and North Korean flag print-outs decorate the entrance of a local bar on Thursday, June 7, 2018, in Singapore. U.S. President Donald Trump and North Korean leader Kim Jong Un will meet at the Capella Hotel, a luxury resort for nuclear talks next week in Singapore, the White House said Tuesday. (AP Photo/Wong Maye-E)

Koreja Veriore synon krijimin e ‘marrëdhënieve të reja’ me SHBA-në

Media shtetërore verikoreane, ka ngritur mundësinë që shteti i izoluar, Koreja Veriore të krijojë “marrëdhënie të reja” me Shtetet e Bashkuara.

Ky njoftim vjen vetëm një ditë para se lideri verikorean, Kim Jong-un, të takojë presidentin amerikan, Donald Trump, në samitin historik.

Këto komente kanë treguar ndryshim nga Koreja Veriore pas disa dekadash të toneve armiqësore me SHBA-në.

Trump në anën tjetër ka thënë se ka “ndjenjë të mirë” për samitin e shumëpritur.

Të dy liderët kanë arritur të dielën në Singapor për të zhvilluar takimin e parë të ndonjë presidenti amerikan në detyrë dhe një lideri verikorean.

Përmes një postimi në Twitter, Trump ka treguar të hënën për entuziazmin në shtetin aziatik, pak para samitit.

Presidenti amerikan shpreson se takimi në fjalë do të fillojë procesin e denuklearizimit të Gadishullit Korean.

Mirëpo qasja e verikoreanëve në këtë aspekt ka qenë gjithmonë më e paqartë.