Ilustrim

Koreja e Veriut rindërton vendin e nisjes së raketës Sohae

Pamje të reja satelitore kanë treguar se Koreja e Veriut ka rindërtuar një vend për lëshimin e raketave e që më parë kishte premtuar se do ta shpërbënte.

Provat satelitore nga disa trupa vëzhguese amerikane dhe dëshmitë e shërbimit të inteligjencës së Koresë së Jugut, tregojnë përparim të shpejtë në rindërtimin e strukturave në bllokun e lëshimit të raketave në Sohae në Tongchang-ri.

BBC ka raportuar se këto pamje janë marrë vetëm dy ditë pas bisedimeve ndërmjet udhëheqësve të SHBA dhe Koresë së Veriut, të cilat përfunduan pa ndonjë marrëveshje për denuklearizimin.

Faqja Tongchang-ri është përdorur për lançimin e satelitëve dhe testimin e motorit, por asnjëherë për nisjen e raketave balistike.

Premtimi për ta çmontuar atë ishte parë si një masë për ndërtimin e besimit midis Phenianit dhe Uashingtonit.