Qendra e Studentëve, Prishtinë

Konviktet hapin dyert për studentë

Qendra e studentëve në Prishtinë ka hapur konkurs për pranimin e studentëve për vitin akademik 2018-2019.
Përmes njoftimit në faqen zyrtare të qendrës është njoftuar se aplikimi mund të bëhet online përmes faqes zyrtare.

Në konviktet dhe mensën e QS-së mund të pranohen studentët e rregulltë të studimeve themelore, komuna e të cilëve është 25 km e më larg nga Prishtina.

Konkursi mbetet i hapur deri me datën 13.09.2018 ora 16,00 nga dita e shpalljes ndërsa publikimi i rezultateve bëhët me datën 21.09.2018 në tabelat e konvikteve dhe faqet zyrtare të QS-së.

Më poshtë mund të lexoni kriteret për pranim dhe pikët e mundshme:

  1. Studentët nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore me notë mesatare 9.00 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina, pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve të fituara.
    2. Studentët nga fakultetet e tjera me notë mesatare 9.5 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve të fituara.
    3. Studentët për notë mesatare fitojnë …………………………….…..….5 – 15 pikë
    4. Largësia nga komuna e Prishtinës…………….…………………………2 – 10 pikë
    5. Studentët jashtë territorit të Republikës së Kosovës për largësi marrin …15 pikë

Studentët me status të vaçantë për pikë shtesë sipas kategorive:

  1. Studentë -fëmijë i dëshmorit ——————————————10 pikë
    2. Studentë -fëmijë i prindit invalid të luftës —————————5 pikë
    3. Studentë prindi i të cilit është veteran i luftës ————————4 pikë
    4. Studentë i të pagjeturit —————————————————5 pikë
    5. Studentë invalid civil i luftës ——————————————-5 pikë
    6. Studentë i prindit Martir nga lufta ————————————–4 pikë
    7. Studentë me aftësi të kufizuara —————————————–6 pikë
    8. Studentë- fëmijë i të burgosurit politik —————————-4 pikë
    9. Studentë me asistencë sociale ——————————————3 pikë
    10. Dy e më shumë studentë nga një familje aplikant në QS (duhet t’i ngarkojnë ID-të e fakultetit të njëri-tjetrit,ndërsa për studentët e vitit të I-rë vërtetimin e fakultetit)——————————————————3 pikë

Të gjithë studentët e këtyre kategorive të cilët përfitojnë pikë shtesë duhet që përmes sistemit ONLINE të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar.

  • Studentët prindërit e të cilëve u përkasin Kategorive të Dala nga Luftes e UÇK-së vertetimet duhet t’i marrin në ndertesen e Qeverisë së Kosovës pranë Zyrës së Kryeministrit (ZKM-ZVL).
    ● Shoqata e të Burgosurve Politik, zyra qëndrore në Prishtinë
    ● Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara- HANDIKOS

Sqarim: Njoftojmë studentët se pikët e fituara nga nota mesatare dhe nga largësia llogariten në mënyrë automatike nga SEMS ndërsa studentëve nën asistencën sociale pikët i’u llogariten përmes sistemit online. Andaj nuk është e nevojshme që këto dokumente të ngarkohen gjatë aplikimit.

  • Konkursi mbetet i hapur deri me datën 13.09.2018 ora 16,00 nga dita e shpalljes.
    Studentët që kanë thyer Rregulloret në fuqi në Qendrën e Studentëve nuk do të pranohen në konvikte.
    • Në konvikte do të pranohen studentët me numrin më të madh të pikëve të fituara.
    Publikimi i rezultateve bëhët me datën 21.09.2018 në tabelat e konvikteve dhe faqet zyrtare të QS-së.

Afati për ushtrimin e ankesave ONLINE është 24 – 25 shtator 2018.

Njoftim plotësues: I’u informojmë se 1500 studentë të tjerë, të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet për të siguruar strehim në konvikte do të fitojnë të drejtën për ushqim në mensë. Përzgjedhja e tyre do të bëhët në bazë të pikëve të fituara.

Emrat e studentëve përfitues për këtë kategori publikohen me datën 21.09.2018 në sallen “1 Tetori” për sektorin e studentëve me banim privat.