Konventa Zgjedhore e LDK-së më 3 gusht

Kryesia e LDK-së në takimin e sotëm ka vendosur që me 3 gusht të mbajë Konventën Zgjedhore.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo parti, ku tha se në këtë konventë do të zgjidhen kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

“Në takim u diskutua rreth përmbylljes së procesit zgjedhor brenda LDK-së që do të kulmojë me Kuvendin e LDK-së më 3 gusht ku do të zgjidhen kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm që më së miri do të implementojnë parimet programore të LDK-së. Këto organe udhëheqëse do të përgatisin LDK-në, në ndërlidhje të ngushtë me qytetarët e Kosovës, për fitoret e radhës në zgjedhjet lokale dhe qendrore për t’i dhënë vizion dhe orientim temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet Kosova”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn “ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës”.

KALLXO.com ka raportuar për përleshjet në disa degë LDK-së në këtë proces zgjedhor.

https://kallxo.com/perleshje-fizike-ne-degen-kryesore-te-ldk-se-ne-mitrovice/

https://kallxo.com/perleshje-fizike-ne-kuvendin-e-ldk-se-ne-koshare-nje-person-dergohet-ne-qkuk/

 

 

https://kallxo.com/probleme-edhe-ne-nje-nendege-te-ldk-se-ne-gjilan/

.