Kontrata 7.8 milonëshe e papërfunduar në ASHNA

Një kontratë që parashihte të sigurojë radarë dhe softwer për konsolat e kontrollit të trafikut ajror nuk është përfunduar tërësisht.

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Bahri Nuredini, Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ka arsyetuar ngecjen e kësaj kontrate

“Është një proces i prokurimit që ka ndodhur në vitin 2011, në këtë kontratë që i ka 16 projekte, një prej projekteve është edhe sistemi upgrade në APP Toëer…. Kontrollorët e trafikut ajror punojnë me sistemin që e kemi pasur. Është e vërtetë qëkontrata s’është përfunduar për çështje financiare. Mjetet financiare kanë qenë në vitin 2011, raporti në mes të hyrave totale që i ka gjeneru aeroporti para koncesionimit dhe të hyrave që I kemi ne është 92 me 8 përqind”, tha Nuredini.

Ai po ashtu u përgjigj mbi pretendimet e Drejtorit të Prokurimit në atë kohë, Shkelzen Halilaj i cili thotë se i ishte ulur rroga në vazhdimësi si formë presioni.

“Ne do e përfundojmë gjatë vitit 2018 pjesën e mbetur të kontratës, e kemi një buxhet të ndarë për ti kryer disa procese.As një presion një zyrtari nuk i bëj për të nënshkruar diçka. Ka qenë ristrukturim nga bordi i drejtorëve”, tha Nuredini.

Në emisionin e tretë të ‘Jeta në Kosovë’ ku po trajtohen problemet në Aeroportin e Prishtinës, Nuredini është përgjigjur ndaj një mori pretendimesh për shkelje në agjencinë që e drejton.

Në këtë emision u transmetua pjesa e tretë e hulumtimit për Aeroportin e Prishtinës, ndërsa emisioni i parë kishte trajtuar parregullsitë në përmbushjen e marrëveshjes për koncesionimin e aeroportit nga kompania Limak dhe i dyti sigurinë e këtij aeroporti.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: