'Deshën të m'i Lënë Këmbët e Arushës'

Pas zbulimit të skemës multimilionëshe të vjedhjes në taksa nga inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës, Murat Mehmeti, prokuroria arrestoi kontabilistin Lorik Jashari, që dyshohet se kreu transaksionet mashtruese nga kompanitë reale tek kompanitë fiktive.

Për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, në trilogjinë ‘Vjedhja e Organizuar Tatimore’, Lorik Jashari ka treguar për veprimet e tij që ia kanë sjellë aktakuzën për krim të organizuar.

Në pjesën e dytë të kësaj trilogjie, Jashari mohon të ketë lidhje me të gjitha veprimet për të cilën e ngarkon aktakuza.

“Kanë dyshuar që unë jam koka e grupit, është pretenduar. Unë nuk kam bashkëpunuar me ato kompani, nuk i njoh ato kompani. Këto janë thjesht gënjeshtra”, thotë Jashari.

Megjithatë, këto deklarata i demantojnë deklaratat e dhëna në prokurori prej pronarëve  të kompanive fiktive, Kadri Mustafa dhe Mahmut Gashi, i cili është bërë pronar pa vetëdijen e tij.

Kadri Mustafa pretendon se e kishte takuar Lorikun pikërisht në Administratën Tatimore të Kosovës.

Ndërkaq, Mahmut Gashi, po ashtu i akuzuar në këtë rast, i cili jeton në kushte të vështira tregon se në këmbim të shumës 50 euro që ai ka menduar se janë ndihma sociale, kishte nënshkruar dokumente që e bënin pronar të një kompanie me transaksione milionëshe.

http://kallxo.com/biznesmeni-pastrehe-pjese-e-skemes-se-vjedhjes-ne-tatime/

“Katër herë jam takuar me Lorik Jasharin në një zyre të posta në Prishtinë me ç’rast kam nënshkruar shumë letra për të, tre herë më ka dhënë nga 50 euro ndërsa në dy raste nuk më ka dhënë hiq duke më premtuar se ti jap më vonë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Gashit.

Megjithëse mohon të ketë qenë organizator i skemës së vjedhjes tatimore, Jashari refuzon të përgjigjet se kush ka qenë mbrapa kësaj skeme duke pretenduar se është vetë viktimë dhe i është lënë faji i dikujt tjetër.

“Deshën me m’i lënë ‘këmbët e arushës”, deklaron Jashari.

Serinë e dytë të emisionit “Vjedhja e Organizuar Tatimore” mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

Këtu mund ta shihni emisionin e parë për këtë temë, të transmetuar javën e kaluar: