Konkurs për punë në KALLXO.com

KALLXO.com shpall konkurs për pozitën:

 Përgjegjës/e për Burime Njerëzore, Financa dhe Administratë

Periudha e angazhimit: 6 muaj punë provuese (me mundësi vazhdimi), duke filluar prej 1 korrik 2019.

Orari i angazhimi: I plotë

 Kriteret për Aplikim:

Për të aplikuar dhe për ta përmbushur pozitën, duhet të keni:

  • Kualifikime përkatëse ose minimum të jeni student të vitit të fundit të studimeve mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Financave; apo fushave të ngjashme relevante. Kandidatët që kanë të përfunduara studimet dhe/ose që janë duke punuar në zhvillim drejt këtij roli do të kenë përparësi;
  • Përvojë të mëhershme relevante në financa dhe menaxhim të burimeve njerëzore;
  • Njohuri dhe/ose trajnime mbi financat;
  • Aftësi dhe njohuri të thella mbi burimet njerëzore, Ligjin e Punës, legjislacionit dhe rregullave financiare të OJQ-ve;;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;
  • Aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze;
  • Aftësi të punës me kompjuter.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Kandidati/ja i/e suksesshëm do të jetë përgjegjëse për:

  • Rekrutimin e stafit, përgatitjen dhe publikimin e thirrjeve; përgatitjen e detyrave dhe përgjegjësive të punës për pozita të reja dhe përditësimin e tyre për pozitat ekzistuese; orientimin në punë për stafin e ri.
  • Zhvillimin dhe përditësimin e procedurave, politikave dhe rregulloreve të brendshme të organizatës për burimet njerëzore mbi orarin dhe kushtet e punës, parimet, standardet, politikat dhe rregullat e organizatës sipas misionit të organizatës dhe në përputhje me Ligjin e Punës;
  • Adresimin e nevojave dhe kërkesave të punonjësve në lidhje me punën dhe vendin e punës;
  • Mirëmbajtjen, përgatitjen dhe përditësimin e shënimeve dhe dosjes së punonjësve;
  • Realizimin e procedurave dhe masave disiplinore, në përputhje me ligjin e punës dhe rregulloret e organizatës mbi përgjegjësinë materiale dhe disiplinore.
  • Planifikimin dhe evidentimin e pushimeve të stafit;
  • Përpilimin e vlerësimit të performancës së punonjësve, sipas nevojës në baza vjetore,  gjysmë vjetore dhe mujore, në bashkëpunim të ngushtë me menaxheret e linjës;
  • Përgatitjen dhe regjistrimin e librave me të dhënat e nevojshme, regjistrimin shënimeve financiare, përgatitjen e kërkesave financiare dhe pagesave të ndryshme, sipas kërkesës;
  • Përgatitjen e raporteve në mënyrë periodike;
  • Angazhime të tjera në kuadër të pozitës së punës;

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi përmes postës elektronike në adresën [email protected], duke shkruar emrin, mbiemrin dhe pozitën për të cilën aplikoni, më së largu deri më 30 qershor 2019, ora 23:59. Inkurajoheni që të dërgoni dokumente të tjera që provojnë përvojën.

KALLXO.com inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike, apo ndonjë bazë tjetër.

Informata shtesë për KALLXO.com mund të gjeni në www.kallxo.com.