Konkurs për Hulumtues Ligjorë në BIRN

Hulumtues Ligjorë të rinj (praktikë me pagesë)

Pozita të hapura: 5 pozita

Periudha e angazhimit: 12 muaj, duke filluar prej muajit qershor 2019.

Orari i angazhimit: 20 orë në javë

 

Kriteret për Aplikim:

Për të aplikuar dhe për të përmbushur pozitën, duhet:

 

  • Të jeni student të Fakultetit Juridik, niveli Bachelor;
  • Të keni aftësi të mira në shkrim dhe hulumtim ligjor;
  • Të keni aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe; njohja e gjuhës angleze do të vlerësohet si përparësi;
  • Të keni aftësi të punës me kompjuter.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Kandidatët e suksesshëm, do të jetë përgjegjës për:

  • Monitorimin e rasteve të caktuara gjyqësore në gjykatat e Kosovës;
  • Përgatitjen dhe përcjelljen e raportit të monitorimit të seancave gjyqësore;
  • Hulumtimin e rasteve gjyqësore të korrupsionit dhe dhunës në familje;
  • Përgatitjen e përmbledhjeve të rasteve gjyqësore të hulumtuara.

Gjatë periudhës së praktikës, kandidatët e përzgjedhur do të përfitojnë këto trajnime:

  • Trajnim për monitorimin e rasteve gjyqësore dhe identifikim të shkeljeve ligjore;
  • Trajnim për shkrim dhe hulumtim ligjor;
  • Trajnim për hulumtim të lëndëve të korrupsionit dhe dhunës në familje.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi përmes postës elektronike në adresën [email protected], duke shkruar emrin, mbiemrin dhe pozitën për të cilën aplikoni, më së largu deri me 31 maj 2019, ora 23:59.

BIRN inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar, pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike, apo ndonjë bazë tjetër.

 Informata shtesë për BIRN Kosova mund të gjeni në www.birn.eu.com.