Glauk Konjufca - Foto: Ilustrim

Konjufca- Haradinajt: Ti Gjuan Mirë, po nga Dardan Gashi Duhet Evakuim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje polemizuan sot lidhur me gjuajtjen me armë të Zv.Kryeministrit Dardan Gashi që kishte dalë në media muaj më parë.

Në seancën plenare të Kuvendit ku u kërkua interpelancë lidhur me gjuajtjen me armë Konjufca e dënoi ashpër veprimin e Gashit duke e quajtur të papërgjegjshëm dhe ka kërkuar përgjegjësi edhe ngaq Kryeminstri Haradinaj.

Këtyre deklaratave të Konjufcës, i është përgjigjur Haradinaj duke thënë se nuk është pa dëgjuar se arma në Kosovë përdoret me të madhe në festime.

“Nëse unë në Gllogjan ose ti në shtëpi e ke vendos me përdor një armë nëse e ki dakordimin e atyre që janë aty nuk e di kënd e ke rreziku. Atmosfera festive, tradita e gjuajtës me armë ekziston prej që e mbaj në mend veten. Ju lutem të jemi sa më të saktë, qytetari special dhe pushtetari special. Më special je sot me gjujt për qef nëse je qytetar, i diskriminuar është pushtetari”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, Konjufca tha se shqetësimi për këtë gjuajtje me armë është për shkak se sipas tij Gashi nuk ka aftësi të mira në gjuajtje.

“Unë besoj që Ramushi din me gjujt shumë mirë për shkak të përvojës, për shkak të karrierës, ama Kryeministër nuk e di sa e njeh Dardan Gashin, po me bo Dardan Gashi me ja marrë najkujt alltinë shpejt prej brezi e me dal në dritare me gjujt dikah kshtu, pa ja centirat a beson që duhet me evaku krejt popullatën prej një kilometër katrorë aty pari”, tha Konjufca.