Konjufca: Në Oda të Yndyrshme, Bëhesh Trim pa Qenë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është deklaruar lidhur me interepelancën e thirrur në Kuvend  lidhur me gjuajtjen me armë të Ministrit të Diasporës dhe ZvKryeministrit, Dardan Gashi.

Konjufca në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha se  e kupton pse ministri Gashi e ka ndjerë nevojën për të shtënë me armë.

“Unë Dardan Gashin  nuk e arsyetoi por e kuptoj, në ato takime me plot mish edhe me raki edhe ku burrnia shpaloset me mënyrën qysh gjun, bëhet njeri trim edhe pa qenë hiq.Qohet gjun Samia, gjun Endriti, thotë qka kom edhe unë që sja kërsas njo”, tha Konjufca.

Ai megjithatë tha se nga sistemi i drejtësisë është përdorur standard i dyfishtë sa i përket përdorimit të armëve nga zyrtarët publik.

“Kur arma është e zjarrit që tmyt që tvret dhe kur këtë e përdor një pushtetar nuk është problem, por kur e përdorin të opoiztës diqka që nuk është armë bëhet armë”, tha Konjufca.