Konjufca: Kuvendi të nxjerrë një dokument që ia ndalon Presidentit dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës po bën shqyrtimin e parë të Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se ky ekip negociator është ekip mbështetës i presidentit për negociata të territorit me Serbinë.

“Duhet të dimë se ky delegacion për dialog, ekip mbështetës i presidentit apo është me arsyetimin që t’i merret dialogu presidentit tonë, unë mendoj që është e para, dhe kështu mendon edhe shefja e dialogut, Mogherini, sepse ajo i ka ftu kta e jo këta atë dhe në cilësinë e asaj që të fton, ajo të tregon cka me bë, dmth Brukseli”, ka thënë Konjufca.

Konjufca këtë projektligj e ka quajtur të dobët dhe të dëmshëm, ndërsa ka propozuar që  Kuvendi duhet të nxjerrë një dokument ku ja ndalon presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, dialogun me Serbinë.

“Mendoj se Kuvendi duhet të nxjerrë një dokument që ja ndalon presidentit dialogun me Serbinë, që presidenti mos me diskutu me Serbinë  në temat që ai po i hap. Në vend të këtij ligji të dobët që është propozu duhet me nxjerrë një dokument që ja ndalon këtij personi negociatat me Serbinë”, ka shtuar ai.

Këtë projektligj e kundërshtoi edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

https://kallxo.com/osmani-projektligji-per-dialogun-i-jep-pergjegjesi-te-plote-presidentit-per-negocim-te-territorit/