Kongresmeni amerikan, Eliot Engel në ceromoninë e ambasadës së re, 04/07/2019

Kongresmeni Engel viziton Gjakovën

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë, ai sot do ta vizitojë Gjakovën.

Engel dje mori pjesë në përurimin e ambasadës amerikanë në Prishtinë, ku tha se miqësia mes SHBA-së dhe Kosovës është e përjetshme.

Agjenda e Engel-it në Gjakovë:

10:00 – Arritja në Gjakovë,

10:00 – Vizitë në BoneVet,

11:00 – Ceremonia e emërtimit të rrugës Ponoshec – Qafë Morinë me emrin e kongresmenit,

16:15 – Vendosja e kurorave me lule tek Sheshi “Tom Lantos”,

16:30 – Takim me kryetarin e komunës, Ardian Gjini në objektin e Komunës së Gjakovës.