Kongresisti amerikan: Serbët janë popull i tmerrshëm
Kongresisti amerikan Tim Burchett thotë se ka biseduar me ish-presidenten Atifete Jahjaga rreth krimeve dhe dhunimeve që ka kryer Serbia gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Sipas Blic-it serb, kongresisti republikan ka publikuar në rrjetin Twitter një video në fund të muajit prill, ku ai flet për takimin me Jahjagën.
“Jam takuar me ish-presidenten e Kosovës, ajo është një zonjë e përzemërt. Kemi biseduar për ata të ndyrët në Serbi, për krimet e tyre të luftës, sidomos dhunimeve. Ata janë popull i tmerrshëm”, tha Burchett, i cili është kongresist nga Tenesi.
Ai tha se bisedoi me Jahjagën për krimet e luftës që i kanë kryer “njerëzit e pakëndshëm në Serbi, të cilët askush nuk dëshiron t’i sjellë para drejtësisë”.
“Ne folëm për krimet e tmerrshme që bënë serbët, veçanërisht për përdhunimet e neveritshme dhe për të gjitha krimet e tjera të luftës që ata bënë atje. Janë një popull i tmerrshëm, tani ne të gjithë po mendojmë se si t’i sjellim ata para drejtësisë. Sipas mendimit tim ata nuk kanë shumë guxim, njerëzit në Serbi nuk kanë guximin për të zgjidhur krimet e luftës, por shpresoj se do t’i shtyjmë ata”, tha Burchett./RTK