Stacioni veri - 28.05.2019

Konfiskohet snajper në Zubin Potok

Policia ka gjetur armatim të rëndë gjatë bastisjes në Zubin Potok.

Kallxo.com ka marrë vesh se dy pushkë gjuetie, një pushkë M48 dhe një revole e tipit TT janë konfiskuar.

Po ashtu, në bastisje është gjetur edhe një snajper.

Operacioni policor i nisur sot në orët e hershme të mëngjesit në pjesën veriore të Kosovës është shpërndarë edhe në jug të Mitrovicës.

KALLXO.com mëson se cak i këtij aksioni janë rrjetet e kontrabandës së mallrave nga Serbia për në Kosovë.

Janë realizuar disa bastisje në disa lokacione.

Një polici është plagosur me armë zjarri gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit kundër kontrabandës.

KALLXO.com merr vesh se polici është plagosur lehtë dhe se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

https://kallxo.com/detajet-e-fundit-nga-zubin-potoku-video/?fbclid=IwAR2s7ZMAXqI2hedfEUidSxLYtPKKyaNRRqgIav5Pin0ZHU-ZVr1qF7uCuRQ