Një armë "Kallashnikov" - Foto: Ilustrim

Konfiskohet një kallashnikov në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në Vushtrri.

Personi i dyshuar është arrestuar në fshatin Stanoc i Epërm të Vushtrrisë.

Të njëjtit i është gjetur dhe i është sekuestruar një automat kallashnikov (AK-47).

Pas intervistimit  me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.