Konfiskohen pjesë rezervë të makinave bujqësore pa dokumentacion në Jarinje

Në pikën kufitare të Jarinjes në Leposaviq është aportuar se nga Policia është ndaluar një automjet me targa vendore, me vozitës të gjinisë mashkullore, i cili përmes rrugëve alternative ka hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.

Me ç’rast gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në automjet, Policia ka hasur në pjesë rezervë të makinave bujqësore pa dokumentacion të vlefshëm.

Automjeti dhe malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe është dërguar në stacionin policor në Leposaviq.

Vozitësi i dyshuar pas intervistimit me vendimin e prokurorit është liruar dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 23:45.