Foto: Policia e Kosovës

Konfiskohen një kallashnikov, dy pushkë dhe dy revole

Në dy fshatra të Vitisë  pas një kontrolli të policisë janë gjetur dhe konfiskuar armë pa leje.

Në fshatin Ramnishte të Vitisë, dje rreth orës 15:00, gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një kallashnikovë me 6 fishekë.

I dyshuari nuk është gjetur në shtëpi dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në fshatin Letnicë  gjatë kontrollit të policisë dje rreth orës 14:30, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë, dy revole dhe një sasi municioni.

Rasti është duke u hetuar.