Ilustrim- "Kallashnikov" i sekuestruar - Foto: Policia e Kosovës

Konfiskohen një kallashnikov dhe një revole në Mitrovicë

Gjatë bastisjeve në dy shtëpi në Fshatin Pirq të Mitrovicës janë konfiskuar një kallashnikov dhe një revole.

Sipas raportit të përditshëm policor armët janë gjetur një njërën nga shtëpitë e kontroluara së bashku me 20 fishekë.

Policia bën me dije se në shtëpnë tjetër të bastisur nuk është gjetur asgjë.

Pas marrjes në pyetje me urdhër të prokurorit, i dyshuari në shtëpinë e të cilit u gjetën armët është liruar në procedurë të rregullt.

http://kallxo.com/gjendet-arsenal-armesh-te-dyshuari-per-kercenim/

http://kallxo.com/policia-zbulon-arsenal-armesh-ne-mramor/