Foto-ilustrim

Konfiskohen Barna pa Banderola

Mbi 1 mijë euro vlerë të barnave janë konfiskuar në dy barnatore të Prizrenit për shkak se nuk kanë pasur banderolë.

Në një aksion të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me inspektorët e Agjencisë të Kosovës për Produkte dhe Paisje Medicinale (AKPM) janë gjetur një sasi e madhe e produkteve medicinale pa banderolë.

Në rastin e parë Njësia për  Hetimin e Krimeve Ekomonike dhe Korrupsionit kanë bastisur barnatoren në pronësi të një gruaje në Prizren.

Në këtë bastisje sipas raportit ditor janë konfiskuar produkte medicinale në vlerë rreth 650 euro, ndërkaq nuk raportohet për ndonjë arrestim.

Në kuadër të këtij aksioni, Njësia për Hetime e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit gjithashtu ka kontrolluar një barnatore, pronë e një mashkulli ku janë gjetur dhe konfiskuar produkte medicinale në vlerën 506 euro.

As në këtë lokacion nuk raportohet për të arrestuar.