Konfirmohen data dhe ora e ‘El Classico’-s

Barcelona do të presë Real Madridin në “El Clasicon” numër katër të sezonit, në “Camp Nou”, të dielën më 6 maj, në orën 20:45, ka zyrtarizuar La Liga.

Të dyja ekipet do të kenë edhe tre ndeshje të tjera pas kësaj sfide dhe ka të ngjarë që Barça ta sigurojë titullin pikërisht kundër rivalëve historikë.

Kohët e fundit, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka hedhur poshtë mundësinë që lojtarët e Real të duartrokasin në korridor futbollistët e Barcelonës, ashtu si ndodh me kampionët në Premier League.

Barcelona fitoi 3-0 në “Bernabeu” në fazën e parë, ndërsa Madrid e mposhti Barçën në Superkupën e Spanjës me rezultatin e përgjithshëm 5-1. /21Media