Konferenca për vetëdijesimin rreth problemeve në të dëgjuar

Për herë të parë në Kosovë u është kushtuar rëndësi pacientëve me probleme të dëgjimit.

Cochlear Europe dhe Sinorg Pharmaceuticals kanë organizuar konferencë në ditën botërore të pacientëve me Cochlear.

Shefqet Mehmetukaj, Drejtor i Sinorg Pharmaceuticals tha se organizimi i kësaj konference ka për qëllim vetëdijesimin dhe shkëmbimin e përvojave.

“Me qëllim që të jemi sa më afër pacientëve për kemi bërë këtë organizim që ka qëllim inflantin kohlear. Ky organizim ka për qellim vetëdijesimin dhe shkëmbimin e përvojave.  Për nder të kësaj dite ekipi e Cochlear, që bazën e ka në Australi  është qe tre ditë në Kosovë duke bërë kontrolle”, tha ai.

Sipas tij, prej vitit 2015, bashke me doktorët tjerët kanë realizuar 38 ndërhyrje të inpelantimit kohlear për t’iu përmirësuar dëgjimin pacientëve.

Tutje, ai shtoi se ky implant është shumë kompleks, gjithashtu sfidë e madhe, mirëpo siç thotë ai bashkë me specialistë të tjerë të klinikës kirurgjike ORL-së kanë arritur këto suksese.

Ardiana Muhaxhiri, paciente që ka bërë inpleantin kohlear, tregon sfidat që ajo ka kaluar deri te përmirësimi i dëgjimit. Ndërsa, këtë sukses ia atribon gjithë atyre qe i kanë dhënë mbështetje, e sipas janë Kompania Sinorg dhe doktorët e QKUK-së, e veçmas ndihmat financiare që i kanë marr prej Ministrisë së Shëndetësisë.

Kurse, përfaqësuesja  e kompanisë Cochlear, Menaxherja Ema Grabenweher tregoi problemet që po shfaqen në botë për arsye të problemit me dëgjimin.

“Të gjithë punëtorët në Cochlear mundohen që t’u ndihmojnë njerëzve që të dëgjojnë, ajo çka ne jemi të interesuar është të sjellim risi për zgjedhje të problemit të pacientëve”, përfundoi ajo.