Koncert recital nga duoja Thomas Leleu dhe Artemida Qarri- Haxhiaj

Duoja Thomas Leleu, në tubë dhe Artemida Qarri- Haxhiaj në piano, do të performojnë sot në mbrëmje në kuadër të festivalit “ReMusica”, me vepra të autorëve të huaj dhe shqiptarë.

Koncerti i sotëm do të mbahet në ora 20:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

Tubisti Thomas Leleu është sot një prej emrave të njohur të muzikës klasike të skenën franceze dhe evropiane, në përgjithësi, në një anë për virtuozitetin e tij të jashtëzakonshëm, si edhe për faktin se ai luan në një instrument që, deri vonë, nuk është konsideruar instrument solistik.

Ai është fitues edhe i çmimit prestigjioz Victoire de la Musique (French Grammy Awards).

Edhe pianistja Artemida Qarri- Haxhiaj është një prej artisteve shqiptar më të kërkuara në skenat evropiane të muzikës klasike. Ajo është prezantuar në koncertet të ndryshme në festivale vendore dhe evropiane.