Koncert pianistik nga studentët e muzikës

Në sallën koncertale të Fakultetit të Muzikës, sot, nga ora 18:00 do të mbahet një koncert pianistik.

Shtatë studentët nga klasa e profesoreshës Valbona Pula– Petrovci do të performojnë pjesët e tyre muzikore.

Vigjilencë Islami, Gent Kumnova, Emi Çerkini, Etrita Hasani, Arbëresha Shehu, Elza Mehmeti dhe Bimi Milla janë studentët të cilët do të mbajnë koncertin pianistik.

KALLXO.com do ta transmetojë këtë koncert drejtpërdrejt në faqen e Facebook.