Objekti i Ministrisë së Arsimit

Komunikata e ‘Kuqe’ nga Gabimet e Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit ka lëshuar një komunikatë me shumë gabime drejtshkrimore në lidhje me largimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Komunikata ka gabime gjuhësore e teknike në shumë prej fjalëve të përdorura, ndërsa vetëm një fjali e saj është e shkruar drejt.

Emri i shtetit të Maqedonisë në komunikatë është shkruar me ç, ndërsa u janë ngrënë shkronjat edhe vetë emrave të ministrisë dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Në vijim mund të shihni gabimet e nënvizuara me të kuqe në komunikatën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Komunikata e Ministrisë së Arsimit

KALLXO.com ka shkruar edhe për gabime tjera drejtshkrimore të institucioneve publike.

http://kallxo.com/faqja-e-komunes-se-lipjanit-plot-gabime-drejtshkrimore/

http://kallxo.com/efekti-kallxo-com-kciqi-tash-pa-gabime-drejtshkrimore/