Ilustrim

Komunat furnizohen me letër origjinale të certifikatave

Që nga fillimi i këtij muaji, Komunat e Kosovës janë pajisur me certifikata të gjendjes civile, të cilat kanë qenë në mungesë tash e një kohë.

Qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të pajisjen me certifikata të gjendjes civile origjinale.

Drejtoresha e Zyrës për informim në Ministrisë së Punëve të Brendshme, Rroksana Qarri e ka konfirmuar për KALLXO.com se që nga e hëna të gjitha komunat e Kosovës janë pajisur me dokumentet e nevojshme.

“Agjencia e Regjistrimit Civil/Ministria e Punëve të Brendshme të hënën, më 01.07.2019 është pajisur me certifikata të gjendjes civile dhe i ka shpërndarë në të gjitha Zyrat e Gjendjes Civile nëpër Komuna ku ka pas mungesë të certifikatave”, tha për KALLXO.com, Rroksana Qarri.

Mungesa e certifikatave ka zgjatur për pothuajse 1 vit, prej që Ministria e Punëve të Brendshme kishte hapur tenderin për furnizim me certifikata të gjendjes civile.

Ky tender kishte dështuar pasi është anuluar me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit në muajin janar të vitit 2019, rreth 5 muaj pasi ky tender ishte hapur.

https://kallxo.com/ende-mungojne-letrat-e-certifikatave-neper-komuna/?

KALLXO.com kishte raportuar muajin e kaluar për dhënien e kontratës nga MPB për një kompani nga Shkupi.

Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate është 415.660 mijë euro, më pak se gjysma e vlerës së parashikuar fillimisht. Sipas kësaj kontrate, për 36 muaj kjo kompani do të ofrojë 5.9 milionë copë letra për certifikata të gjendjes civile.

KALLXO.com kishte raportuar gjithashtu së edhe Komuna e Prishtinës mbetet pa certifikata për shkak të anulimit të tenderit të MPB-së nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka dështuar furnizimi me certifikata në të gjitha Komunat.

https://kallxo.com/komuna-e-prishtines-mbetet-pa-certifikata-per-shkak-te-anulimit-te-tenderit-te-mpb-se/