Komuna tregon arsyen e rrëshqitjes së dheut në afërsi të Pallatit të Drejtësisë

KALLXO.com raportoi sot se një pjesë e rrugës e cila të dërgon te Pallati i Drejtësisë në Prishtinë është shembur.

Departamenti i Emergjencave në Komunën e Prishtinës ka thënë për KALLXO.com së shembja e dheut ka ndodhur si pasojë e punimeve që po kryheshin në afërsi por që ka arritur deri të rruga për shkak të reshjeve të shiut.

Fadil Gashi, zyrtari i këtij Departamentit tha së njëra korsi e rrugës është mbyllur për shkaqe sigurie.

“Kemi pranuar nga qytetarët së ka shembje të dheut në rrugë për shkak të ndërtimeve dhe me këtë rast kemi njoftuar organet përgjegjëse, inspeksionin përkatësisht inspeksionin e ndërtimit, i cili e ka detyruar palën me marrë masa për rregullimin e rrugës. Pastaj kemi njoftuar inspektorët e emergjencës të cilët kanë vendosur shiritin për gjendje sigurie”, tha ai.