Rrënimi i shtesës pa leje të objektit | Foto: Komuna e Prishtinës

Komuna Rrënon Pjesën pa Leje të një Objekti

Ky objekt është ndërtuar si  aneks  banesor, ndërsa tejkaloi lejen e ndërtimit për një kat.

“Procedura kundër palës që ka kërkuar leje është iniciuar me datën 14 prill të këtij viti, ndërsa pas mosrespektimit të urdhëresës, gjatë ditës së djeshme është dhënë vendimi për rrënim i cili është realizuar sot,” thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.

Pala ka kërkuar lejen vetëm për një kat të këtij objekti afarist ka vepruar ndryshe, duke ndërtuar edhe katin e dytë që ka qenë pa leje, vijon shpjeghimi i komunës.

KALLXO.com ka shkruar edhe për rrënimet e tjera, të cilat janë bërë nga Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës.

http://kallxo.com/rrenohet-objekti-pa-leje-ne-lagjen-dodona/

Komuna e Prishtinës me fillimin e kësaj procedure pati thënë se duke pasur parasysh Ligjin për Legalizim, të gjitha ndërtimet e bëra pas datës 30 gusht të vitit 2013 nuk janë subjekt i trajtimit nga ky ligj dhe rrjedhimisht me automatizëm futen në kategorinë e objekteve që do të rrënohen.

Rrënohen Anekset Pa Leje “Te Santea”