Agim Veliu, kryetar i komunës së Podujevës

Komuna që i anashkaloi kriteret për dhënien e subvencioneve

Komuna e Podujevës ka anashkaluar kriteret për dhënien e subvencioneve për organizimin e disa aktiviteteve.

Kështu ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në Komunën e Podujevës për vitin 2018.

Sipas ZKA-së, për subvencionimin e Organizatave Joqeveritare për organizimin e aktiviteteve kulturore, rinore, sportive, në thirrjen e datës 30 mars 2018, komuna nuk kishte përpiluar listën e aplikuesve me pikët e përfituara nga secili, në bazë të cilave edhe do të përfitonin subvencionin.

Sipas raportit, komuna kishte përpiluar vetëm listën me emrat e përfituesve.

“Për më tepër, një aplikues kërkesa e të cilit figuronte në librin e protokollit, nuk figuronte fare në lisën e aplikuesve. Komuna arsyetohet me faktin se kjo rregullore ka filluar se zbatuari në qershorin e vitit të kaluar dhe ende nuk janë familjarizuar mirë me kërkesat që dalin nga ajo. Derisa sipas tyre, aplikuesi që nuk është në listë nuk kishte qenë rezident”, thuhet në gjetjen e Auditorit.

Auditori, ndërkaq thekson se Rregullorja 04/20176 lidhur me subvencionimin e OJQ, neni 16 përcakton kriteret dhe proceduarat e vlerësimit të aplikacioneve.

ZKA vlerëson se mos respektimi i rregulloreve të vendosura nga ministria, mund të shpie në keq përdorim të qëllimit të subvencioneve, dhe njëkohësisht dëmton direkt përfituesit potencial.

“Kryetari, duhet t’i forcojë kontrollet mbi menaxhimin e subvencioneve dhe të sigurojë që subvencionet ndahen në përputhje me kriteret e vendosura në rregullore, në mënyrë që përfituesit të renditen sipas pikëve në bazë të cilave edhe marrin shumën e përcaktuar”, rekomandon Auditori.