Arkiv - Dëmet e shkaktuara nga breshëri

Komuna i Kërkon Ministrisë Kompensim të Dëmeve nga Breshëri

Drejtori për Bujqësi në komunën e Gjilanit, Ramiz Ramadani, ka thënë se komuna nuk ka mundësi buxhetore t’jua kompensojë fermerëve dëmet, prandaj i është drejtuar ministrisë përkatëse.

Ramadani theksoi se menjëherë pas rënies së breshërit ka themeluar komisionin profesional, i cili pas vizitave në terren ka konstatuar se dëmet janë të konsiderueshme dhe i janë dokumentuar Ministrisë së Bujqësisë.

Ai tha se ka shpresë që kjo kërkesë do të merret parasysh, në mënyrë që t’i dilet në ndihmë bujqve të dëmtuar të komunës së Gjilanit, të cilët jetojnë nga kjo veprimtari, përfundon njoftimi i komunës së Gjilanit.