Komuna i reagon Ujësjellësit 'Prishtina' për vërshimet

Komuna e Prishtinës i ka reaguar Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” në lidhje me deklaratat e tyre ku e kanë fajësuar Komunën për vërshimet që ndodhën ditën e djeshme në kryeqytet, pas reshjeve të dendura të shiut.

“Deklaratat e KRU “Prishtina” rreth investimeve në sistemin e rrjetit të kanalizimit nuk qëndrojnë fare. Komuna e Prishtinës është duke i realizuar të gjitha projektet e investimeve kapitale për vitin 2019 në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik nën pjesë të ndryshme të Prishtinës”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka listuar projektet kapitale në të cilat thotë se ka investuar.

Rruga “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega” – 778.000 euro

Lagja “Pejton” – 500.000 euro

Lagja “Sofali” – 1 milion euro

Rruga “Llapi” – 207.000 euro

Lagja “Kolovica” – 205.000 euro

Rruga “Shkelzen Haradinaj” në Kolovicë – 350.000 euro

Lagja “Taslixhe” – 300.000 euro

Rruga “Hasan Remniku” – 150.000 euro

Lagja “Kalabria” – 150.000 euro

Lagja “Bregu I Diellit” – 200.000 euro

Lagja “Prishtina e Re” – 320.000 euro

Lagja “Qëndresa” – 350.000 euro

Lagja “Hajvalia” – 800.000 euro

Komuna e Prishtinës ka thënë se sanimi dhe mirëmbajtja e kanalizimit fekal është kompetencë e KRU “Prishtina” dhe për këto shërbime kjo kompani inkason të hyra çdo muaj nga qytetarët e Prishtinës.

“Për më tepër, Komuna e Prishtinës nuk jep leje për kyçje në rrjetin e kanalizimit në territorin e Prishtinës pa pëlqimin paraprak nga KRU “Prishtina””, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

https://kallxo.com/ujesjellesi-prishtina-hedh-fajin-te-komuna-per-vershimet-ne-kryeqytet/

.