Komuna e Vushtrrisë këtë vit do të trajtojë rreth 350 qen endacakë

Komuna e Vushtrrisë, me buxhetin e vitit 2019 ka planifikuar mjete financiare në vlerë prej 12 mijë eurosh për trajtim të qeneve endacakë.

Diellëza Rama, zyrtare për Komunikim me Publikun në këtë komunë, tha për KALLXO.com se me këto mjete brenda vitit 2019 do të mund të trajtohen rreth 350 qenë endacakë, bazuar në kontratën e lidhur në mes të komunë dhe kompanisë e cila merret me trajtimin e tyre.

Komuna e Vushtrrisë pati njoftuar se pasur kontakte me dy organizata nga Zvicra dhe nga Gjermania për ndërtim të një qendre transitore për trajtim të qenve endacakë.

Lidhur me këtë, Rama ka shtuar se janë në diskutime me organizatat në fjalë.

“Sa i përket ndërtimit të strehimores për trajtim të qeneve endacak, ju njoftomë se jemi në fazën e diskutimeve me dy organizata jashtë vendit për mundësinë e ndërtimit të strehimores ku komuna do të siguroj lokacionin ndërsa organizatat me të cilat kemi biseduar, do të ofrojnë financimin e ndërtimit të kësaj qendre sepse për Komunën është e pa mundur duke pas parasysh koston e gjithë kësaj”, thuhet në përgjigjen e saj për KALLXO.com.

Javën e kaluar, nga kafshimi i një qeni endacak pësoi lëndime të rënda një 8 vjeçar pikërisht nga Vushtrria.

https://kallxo.com/kjo-eshte-gjendja-shendetesore-e-te-miturit-qe-u-sulmua-nga-qeni-endacak/

https://kallxo.com/pamje-te-renda-qeni-endacak-e-kafshon-ne-fytyre-8-vjecarin/