Komuna e Suharekës lëshon oborrin për veturat e mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se nga sot e deri me 16 gusht oborri i Komunës së Suharekës do të jetë i hapur për veturat e mërgimtarëve.

Sipas kryetarit Muharremaj ky shërbim do të ju jepet mërgimtarëvepër kryerjen e shërbimeve administrative.

“Nga sot, e deri më 16.08.2019, parkingu në oborrin e objektit të Komunës së Suharekës, është i hapur për mërgimtarët tanë.

Kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë, në kryerjen e shërbimeve administrative.

Duke ju shprehur mirëseardhje, shpresojmë të kaloni pushime të mbara në atdheun tuaj”, ka shkruar Muharremaj.