Zenel Zenuni

Zenel Zenuni - FOTO Kallxo.com

Komuna e Skenderajt thotë së kanë hapur rast për familjen e 73 vjeçarit

KALLXO.com ka raportuar të enjten së 73 vjeçari nga Skenderaj, Zenel Zenuni bashkë me gruan e sëmur dhe vajzën është detyruar të largohet nga shtëpia përmes përmbaruesit privat.

E lidhur më këtë rast Komuna e Skenderajt thotë së ekipet e Qendrës për Punë Sociale nga sot kanë hapur rast.

Zenuni është babai i Xhevdet Zenunit i cili është i rënë dëshmor në luftën e fundit në Kosovë, dhe që nga pas lufta familja e tij ka jetuar në shtëpinë në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”në Skenderaj.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Hetemi ka deklaruar për KALLXO.com së nuk ka qenë në dijeni për rastin më parë.

Gjithashtu, ai ka shtuar së familja e 73 vjeçarit tashmë po jeton në banesën e vajzës së tij.

“Sot, me dt. 26.07.2019. pas marrjes se informatës lidhur me familjen Zenuni DSHMS në bashkëpunim më QPS në Skenderaj e ka vizituar familjen e Zenel Zenunit dhe ka konstatuar se i njejti nuk është shfrytëzues i ndihmës Sociale por merr një pension në emër të djalit të zhdukur. Familja numëron 3 anëtarë të rritur dy të moshuar dhe vajza e tyre mbi 18 vite të cilët për momentin janë vendosur në banesë tek vajza e tyre aty afër në Skenderaj. Zeneli kishte refuzuar vendosjen ne një banesë me qira, me propozimin e përmbaruesit për një afat të shkurtër”, thuhet në përgjigjen elektronike të drejtorit të Komunës së udhëhequr nga Bekim Jashari.

Të gjitha orenditë dhe gjësendet shtëpiake janë larguar gjatë mesditës së djeshme. Të pranishëm kanë qenë zyrtarë policorë.

Kryefamiljari tha të enjten për KALLXO.com së kishte shprehur interesimin për ta blerë këtë pronë që nga viti 2002 e që për t’i siguruar paratë ai kishte shitur një pronë në fshatin e tij, Mikushnicë.

Po në atë kohë, kishte kuptuar së përderisa ai po interesohej ta blinte, kjo pronë tashmë ishte blerë nga dikush tjetër.

“Kjo pronë ka qenë e një serbe e cila ka jetu për disa vjet para luftës edhe e ka lanë, kam hyn unë. E mas luftës në vitin 2001 më ka dërgu kërkesë një familjar i pronares serbe, për me ma shit. Kur kam dasht mi hy procedurave me ble se kam shit tokë për ta, më kanë thanë që kjo tokë veçse është blerë nga F. S. që jeton në Norvegji përmes një avokati, u shpreh ai.

Ai thotë së kishte parashtruar ankesë kundër vendimit të Gjykatës pasi që kishte vendosur në favor të S.

Si rrjedhojë, Zenuni shpjegon së pas kësaj ankese, Komuna kishte vendosur që kjo pronë të ndërrohet me një tjetër në mënyrë që kjo familje mos të mbetet e pastrehë.

“ Jam kanë të kryetari i Skenderajt në vitin 2003-2004 dhe ai me tha se ‘ti ki drejtë që ta blesh’. Pas një kohe më kanë thirrë në Gjykatë, edhe Gjykata ia ka lanë F. S. Avokati jem ka ba ankesë kundër vendimit të Gjykatës, e nuk jam thirrë kurrë më nga gjykata për këtë punë. Pas një kohe Komuna, e ka bë ndërrimin e pronës ku jam unë dhe F. ja ka dhanë një pronë më poshtë (afër Postës). Qashtu të ndrrume e ka mbajtë 13 vjet. E mas 13 viteve e ka qit Komuna prej atjehit e u ardh ketu mem qit mua prej shpije. S’kam ku shkoj unë”, u shpreh 73 vjeçari.

KALLXO.com kishte përcjell nga afër momentin kur Zenel Zenuni bashkë më dy familjarë të tjerë u larguan nga shtëpia.

.