Komuna e Prizrenit

Komuna e Prizrenin ndan 100 mijë euro për Teatrin ‘Bekim Fehmiu’

Komuna e Prizrenit ka ndarë 100 mijë euro për Teatrin e Qytetit ‘Bekim Fehmiu’, për pagat e aktorëve të këtij e teatri dhe repertorin për 2019.

Zyrtarë të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të kësaj komune kanë pohuar për Kallxo.com se komuna ka ndarë 100 mije euro për paga si dhe për realizimin e projekteve të këtij teatri për këtë vit.

Sazan Cukaj nga DKRS e Prizrenit ka pohuar se tashmë janë nënshkruar kontratat me të gjithë aktorët rezident të teatrit “Bekim Fehmiu”, të cilët edhe do të marrinë rrogat e prapa-mbetura.

“Komuna për sivjet ka ndarë rreth 100 mijë euro për paga si dhe për realizimin e projekteve. Pagat do të jepen në mënyrë retroaktive për të gjithë muajt e prapambetur nga muaji janar, shkurt dhe mars”, ka thënë Cukaj.

Aprovimi i buxheti dhe nënshkrimi i kontratave të aktorëve të teatrit “Bekim Fehmiu” ishte bërë publik nga drejtori i këtij teatri Fetah Paçarizi javën që shkoi.

Ai për Kallxo.com konfirmoi se pas kësaj, stafi rifilloi punën me provat për inskenimin e shfaqjes “Leonse dhe Lena” me regji të austriakut Andreas Pronegg.

Ndërsa pohoi  se gjatë muajit maj “Bekim Fehmiu” do të ketë repertor të rregullt.

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmi” pati ndërprerë punën për shkak se komuna e Prizrenit nuk kishte pajisur me kontrata të reja aktorët rezident të këtij teatri dhe u nuk ua kishte dhënë rrogat për tre muajt e parë të këtij viti.