Foto: KALLXO.com

Komuna e Prishtinës publikon numrin emergjent nëse keni probleme me borën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ekipet janë duke punuar vazhdimisht në pastrimin e rrugëvë të kryeqytetit duke shtuar se për cdo urgjencë të lajmërohen në Qendrën e Thirrjeve në 038 245 777.

“Mbrëmë ekipet kanë punuar në orët e vona deri në mëngjes për të pastruar arteriet kryesore të kryeqytetit. Sot ka vazhduar puna me rrugët dytësore. Për çdo urgjencë lajmëroni Qendren e Thirrjeve në 038 245 777. Ju lusim për qarkullim të kufizuar dhe përshtatje të shpejtësisë gjatë rreshjeve dhe temperaturave të ulta”, ka njoftuar Ahmeti përmës një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

Image may contain: night and outdoor

Image may contain: sky, tree and outdoor

Image may contain: sky, cloud and outdoor