Foto: KALLXO.com

Komuna e Prishtinës publikon kontratat me operatorët ekonomikë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot ka filluar publikojë kontratat që ka lidhur me operatorët ekonomikë për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo për furnizime të ndryshme.

“Ofrimi i shërbimeve efikase dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve janë zotime të kësaj qeverisje, andaj vazhdimi i publikimit të kontratave është një hap më shumë drejt transparencës së skajshme në Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Në njoftimin e saj  Komuna e Prishtinës ka siguruar të gjithë qytetarët se të kenë të dhënat të hapura sa i përket kontratave që lidh ky institucion me të gjithë operatorët ekonomikë.

Komuna ka njoftuar se deri më tani ka publikuar planet e prokurimit, raportet e kontratave të nënshkruara sipas viteve, njoftimet për kontrata, njoftimet për dhënie të kontratës, njoftimet për konkurs të projektimit, njoftimet për anulim, njoftimet për informata shtesë, anulimet e dhënies së kontratës dhe njoftimet për nënshkrimin e kontratës.

Komuna e Prishtinës është komuna e pestë që ka bërë publike kontratat e lidhura me operatorët ekonomikë pas komunave të GjakovësPejësGjilanit dhe Vushtrrisë.