Komuna e Prishtinës fillon konfiskimin e veturave të parkuara në rrugë

Komuna e Prishtinës ka filluar sot konfiskimin e veturave të cilat janë të parkuara në rrugë, ku është i ndaluar parkimi.

Kjo sipas Komunës po bëhet me qëllim që të lehtësojë qarkullimin e autobusëve të transportit  publik dhe rrjedhës së komunikacionit nëpër rrugët e Prishtinës.

“Nga sot, me masa shtesë për të vendosur rend, rregull dhe siguri në transport. Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet  i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.