Komuna e Prishtinës me Aplikacion për Qytetarët që Raportojnë Parregullsitë

Këtë projekt e ka prezantuar të enjten drejtori i Administratës i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

Sipas tij, ky aplikacion do t’u vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve për të raportuar problemet të cilat i gjejnë dhe i hasin.

“Qytetari ka të drejtë të raportojë çfarëdolloj parregullsie të cilën e gjen. Rrezik për pronën publike, nëse ka të bëjë me ndotje të ambientit, pengesat në komunikacion, problemet me bujqësi, ndërtimtari”, tha Nushi.

Sipas tij, nga ky aplikacion qytetarët do të jenë pjesë e komunës dhe kanë mundësi të marrin rolin vendimtar në rregullimin e parregullsive që hasin në qytetin e Prishtinës.

Aplikacioni, sipas Nushit, ka për qëllim që ta bëjë Prishtinës qytet të zgjuar apo ‘smart city’.

Sipas tij “është bërë digjitalizimi i tërësishëm i marrjes së thirrjeve  të qytetarëve”.

Thirrjet e qytetarëve do të jenë pa pagesë, ndërkaq, qendra do të funksionojë 24 orë.