Komuna e Pejës Nis e Para Prokurimin Elektronik

Duke qenë se është komuna e parë që ka nisur të zbatojë prokurimin elektronik në nivel lokal, Komuna e Pejës është vizituar sot nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe kreu i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Safet Hoxha.

Ministri Avdullah Hoti deklaroi në Pejë se është shumë me rëndësi që prokurimi elektronik të ketë sukses.

“ Është rreth 1 milard euro që shpenzohen përmes prokurimit elektronik në nivel vendi, që është gjysma e buxhetit të shtetit përfshirë nivelin qendror edhe lokal. Ne do ofrojmë krejt mbështetjen e nevojshme për tu siguru që ky projekt e kjo platformë të jetë një sukses në raportimet e ardhshme që duhet bërë para qeverisë bashkë me kryetarin e KRPP-së,” tha Hoti.

Edhe Safet Hoxha, kreu i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik u zotua se do të angazhohet që prokurimi elektronik të jetë storje suksesi.

“Ne si KRPP dhe qeveri do të jemi afër komunave afër autoriteteve kontraktuese edhe bizneseve që të ndihmojmë që prokurimi elektronik të jetë një storie e suksesit e cila na bën të ndihemi mirë,” tha Hoxha.

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri shprehu shpresën që prokurimi elektronik ta shtojë transparencën e mënyrës së shpenzimit të parasë publike.

“Për momentin jemi në publikimin e tenderit të 14-të në formë elektronike. Shpresojmë që do jetë një formë ma transparente e publikimit të tenderëve dhe do ndihmojë shumë në efikasitetin, po edhe transparencën, po edhe kthimin e besimit të qytetarëve në prokurimit publik,” tha Muhaxheri.

Në gusht të vitit të kaluar KALLXO.com shkroi se projekti i prokurimit elektronik i menduar edhe si mjet për luftim korrupsioni gjatë shpenzimit të parasë publike, nuk po ecën si duhet.

http://kallxo.com/ngec-prokurimi-elektronik/

Gazeta Jeta në Kosovë disa herë kishte raportuar për parregullsi prokurimi në Komunën e Pejës.

Pastrimi i Dyshimtë i Borës në Pejë

Kontrata e Dyshimtë me Biznesin e Dënuar 

Maratonë Shkeljesh në Tenderin për Lumbardhin në Pejë