Peja në akull. Foto: Kallxo.com

Komuna e Pejës Kërkon Nga Bizneset ta Largojnë ‘Pistën e Patinazhit’

Që kur kanë filluar rreshjet ka pasur ankesa të vazhdueshme që rrugët nuk janë pastruar dhe se trotuaret janë pothuajse të pakalueshme.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Mahmut Mahmutaj tha për KALLXO.com se rrugët janë 90 për qind të pastruara por që sipas tij faji i nuk është vetëm të Komuna.

“Trortuaret normal që nuk janë krejtësisht të pastrume po është mirë me u kriju kulturë e bizneseve me u pastru para dyqaneve gjithkush të vetat se janë mësu pak tepër me ju pastru dikush tjetër edhe para deres së dyqanit” tha ai.

Sipas tij, në gjithë botën perëndimore bora në trotuare pastrohet nga bizneset.

I pyetur se çfarë po ndodhë me qendrën e qytetit “Korzën” ai tha se Komuna ka të kontraktuar një kompani për pastrim.

“Ne kemi marrëveshje me “Likën” me bo pastrimin ajo i ka kontraktuar edhe disa të tjera po puna është tu shku në rregull” tha ai.

Përkundër kësaj situate në Spitalin Rajonal të Pejës thuhet se nuk ka rritje të numrit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë për fraktura.

KALLXO.com sjell disa foto nga qendra e qytetit të Pejës e cila është më e frekuentuara.

peja-2-qendra peja-3-korza peja-4-korza peja-5-korza peja-6-trotuari