Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Komuna e Mitrovicës vlerësohet për transparencë në Prokurimin Publik

Komuna e Mitrovicës është cilësuar komuna më transparente për gjashtëmujorin e parë në Prokurim publik për vitin 2018 sipas raportit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

Ky vlerësim është bërë në bazë të raportit nga metodologjia e matjes së transparencës në fushën e prokurimit publik për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 për kryeqytetin dhe 37 komunat e Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës, thuhet në një komunikatë të komunës së Mitrovicës.

Komunat janë vlerësuar në 6 shtylla kryesore dhe në 50 indikatorë të ndryshëm, me ç’rast Komuna e Mitrovicës në këtë raport është vlerësuar si Komuna më transparente në shtyllën e Prokurimit publik për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, duke treguar kështu një rezultat mjaft të mirë në publikimin e të dhënave të prokurimit publik.

Ndërsa nga ky raport komuna e Mitrovicës ka arritur të renditet në vendin e parë me pikët e përgjithshme 92.69 %.