Vetura e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave "Uniteti" - Foto: Facebook/ Komuna e Mitrovices

Komuna e Mitrovicës dënon sulmin ndaj drejtorit dhe zyrtarëve të kompanisë së mbeturinave

Komuna e Mitrovicës ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj drejtorit, zyrtarëve të kompanisë “Uniteti” dhe zyrtarëve policorë, të cilët sot pësuan lëndime trupore nga persona të papërgjegjshëm, gjatë pastrimit të deponisë së mbeturinave në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

“Ky sulm brutal dhe i ulët është organizuar nga pronari i Restaurant “Ibri”, së bashku me disa banorë të atij fshati, dhe kjo nuk është hera e parë që këta individ organizojnë bllokime të rrugës dhe pengojnë aktivitetet e kompanisë “Uniteti””, thuhet në reagimin e Komunës së Mitrovicës.

Në një njoftim të saj, Komuna pretendon se restorant “Ibri” që 15 vjet veprimtarinë biznesore e ushtron pa leje ndërtimi.

Komuna e Mitrovicës kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e hetuesisë që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.