Komuna e Malishevës ndihmon fermerët me 40 makina mbjellëse të grurit

Komuna e Malishevës ka bërë shpërndarjen e 40 makinave për mbjelljen e grurit, për bujqit e kësaj komune.

Në shpërndarjen e këtyre makinave morën pjesë edhe nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtori i bujqësisë Murat Hoxha.

“Besoj që këto subvencione do të ju ndihmojnë juve bujq të komunës, pasi qëllim i yni është rritja e kapaciteteve dhe krijimi i kushteve sa më të mira për bujqit, sepse bujqësinë e konsiderojmë fushën më të rëndësishme në zhvillimin ekonomik”, ka thënë nënkryetari Berisha, gjatë takimit me bujqit.

Ky subvencion është arritur nga buxheti i Komunës së Malishevës.