Komuna e Istogut ndanë 38 bursa për studentë

Komuna e Istogut i ka ndarë 38 bursa për studentët. Atyre u janë ndarë kontratat për bursa nga nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj.

Përzgjedhjen e tyre është bërë bazuar në suksesin e tregtuar në studime nga komisioni i cili ishte i përbërë nga anëtarët e kuvendit komunal si dhe nga drejtoria për Arsim.

“Në emër të komunës së Istogut dhe kryetarit Haki Rugova ju përgëzoj për përzgjedhjen e juaj si bursist të komunës sepse kjo tregon angazhimin dhe suksesin e juaj që keni arritur gjatë studimeve si dhe ju uroj suksese në të ardhmen dhe përfundim të suksesshëm të studimeve me rezultate sa me të mira,” thuhet të këtë thënë nënkryetari Lulzim Blakaj.

Përzgjedhja e bursisteve është bërë bazuar në rregulloren komunale për ndarjen e bursave.